Udhëtar të nderuar në këtë faqe kemi përgaditur një listë me pyetjet që shpesh na parashtrohen nga ju. Shpresojmë se këtu do gjeni përgjigjen në pyetjen apo paqartësitë që keni në lidhje me fluturimet që organizohen nga Valentina Travel.

BILETA DHE REZERVIMET
Pyetje: Si mund ta bëj pagesën e biletës?
Përgjigje: Biletat mund t'i paguani në Filialën tonë në Zürich apo në Baar (ZG). Pagesa e biletave mund të bëhet edhe direkt në sportelet në Aeroportin e Prishtinës dhe Zürichut..

Pyetje: A mund ta ndryshoj rezervimin e biletës?A është i mundur anulimi i biletës së rezervuar?
Përgjigje: Ndryshimet e biletave të rezervuara dhe të lëshuara bëhen vetëm 48 orë para fluturimit dhe kjo vetëm nese një gjë tillë është e mundur. Kurse sa i përket anulimit ai është i mundur vetëm 7 ditë para fluturimit me një taksë përpunimi prej 20% të çmimit të biletës.

Pyetje: Kur duhet të jem në aeroport?
Përgjigje: Në aeroport duhet të jeni së paku 1 orë e gjysëm para fluturimit.

UDHËTARËT DHE KËRKESAT E VEQANTA
Pyetje: A ka kushte për shërbime ndaj udhëtarëve me aftësi të kufizuara?
Përgjigje: Po për udhëtarët me aftësi të kufizuara, kemi mundësi dhe ofrojmë asistencë dhe përkrahje si në aeroportin e Zürichut poashtu në atë të Prishtinës

BAGAZHI
Pyetje: Sa është pesha e lejuar për bagazh?
Përgjigje: 20 kg për person dhe biletë si dhe një çantë dore më një peshë deri 4 kg.

Pyetje: Ku duhet të lajmërohem në rast të humbjes apo dëmtimit të bagazhit?
Përgjigje: Së pari humbjen apo dëmtimin e bagazhit tuaj duhet ta lajmëroni në sportelin Lost & Found. Procedura e kërkesës dhe gjetjes së bagazhit mund të zgjasë deri në 2-3 muaj. Kompania e sigurimeve e cila përkujdeset për këtë qështje në Aeroportin e Zürichut vlerëson bagazhin tuaj sipas peshës dhe jo vlerës.

info@valentinatravel.com